Italia është duke u përballur me një rritje të beftë të rasteve të reja me koronavirus duke bërë që kryeministri Conte të paralajmëroi për masa të reja strikte.
Ai foli më herët në Parlament duke paralajmëruar masat që do të merren dhe që pritet të aplikohen që nga e mërkura sipas rrezikut që paraqesin zonat.
Conte tha se kanë bërë gati tre skenare që do të implementohen në varësi të rrezikut me të cilat do të kategorizohen zonat. Tre nivelet janë: i gjelbër, me rrezik të ulët infektimi; portokalli, me rrezik të moderuar dhe i kuq, me rrezik të lartë.
Në zonat e kategorizuara si me rrezik të lartë pritet të merren masa të forta siç është mbyllja e qarkullimit duke filluar nga ora 21:00; përgjysmimi i kapacitetit të mjeteve të transportit publik; mbyllja e muzeve dhe kinemave; mbyllja e restoranteve që në mesditë gjatë ditëve të diela si edhe mësimi në distancë për universitetet.

Të gjitha këto masa janë gati dhe u janë njoftuar nga ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza guvernatorëve të qyteteve gjatë mbledhjes së sotme.
Më herët, kryeministri italian Conte, tha se masat do të aplikohen sipas rasteve dhe infektimit sipas zonave.
“Pas raportit të fundit të Premten dhe situatës veçanërisht kritike në disa rajone, ne jemi të detyruar të ndërhyjmë me qëllim zbutjen e kurbës së infektimeve me një strategji që duhet të modulohet për disa rajone.
Kurba e pandemisë ka kapërcyer në të gjithë kontinentin. Brenda një kornize globale, BE është një nga zonat më të prekura nga vala e dytë e pandemisë. Javët e fundit, rritja në rastet e Covid ka qenë 150 infeksione për 100 mijë banorë dhe gjithashtu në vendin tonë situata po përkeqësohet.
Rishpërthimi i infektimeve ka çuar në një shumëfishim të konsiderueshëm të numrit të të prekurve”, tha ai. /abcnews.al

