Mbyllja e votimit, Osmani: Zgjedhjet, të drejta dhe demokratike

schedule19:38 - 31 Tetor, 2021

schedule 19:38 - 31 Tetor, 2021

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, zgjedhjet i ka vlerësuar si të drejta dhe demokratike. Ai tha se vendimi i qytetarëve në këto zgjedhje është autentik dhe legjitim. Osmani shtoi se ende priten rezultatet e para në lidhje me raundin e dytë.

 “Qytetarët morën pasqyrë të plotë të ofertave dhe vendimi i tyre është legjitim. Këshilltarët dhe kryetarët e zgjedhur në raundin e parë dhe në raundin e dytë, nga sot kanë autoritet politik për të zbatuar vendimet. Pasi të dalin rezultatet dua t’i uroj fituesit, qofshin ata nga BDI apo nga konkurrentët politik.

“Zgjedhjet treguan se vendi ynë është i pjekur për anëtarësim në BE. Më lejoni të theksoj se agjenda e gjelbër ishte oferta më e mirë për qytetarët. Pres që ata të kenë mbështetur atë për të legjitimuar kandidatët e BDI-së. Pavarësisht rezultatit, theksoj që Qeveria është e qëndrueshme dhe stabile”, tha mes tjerash Bujar Osmani.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!