Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbyllja e USAID/ Nazarko: Trump është koherent në pikëpamje të efektivitetit të shkurtimeve financiare

schedule20:23 - 3 Shkurt, 2025

schedule 20:23 - 3 Shkurt, 2025

Analisti Mentor Nazarko ka folur në emisionin “Real Story” për mbylljen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, e njohur ndryshe si USAID.

Ai u shpreh se Donald Trump është koherent në pikëpamje të efektivitetit të shkurtimeve financiare

Sipas Nazarkos, USAID është 50 miliardë dollarë vetëm buxheti i 2023, afro 11 mijë punonjës.

“Trump është koherent:, Trumpi dy me Trumpin një, në rikonceptimin e ndihmës ndërkombëtare të SHBA. E ka bërë këtë kundrejt OKB, kundrejt OBSH dhe sigurisht të njëjtën gjë do bënte me USAID. Me përfshirjen e Elon Musk në agjencinë e efektivitetit të qeverisjes, e cila synon uljen e shpenzimeve, uljen e të punësuarve në organizatat publike, tani gërshëra shkon te USAID. Pra, në pikëpamje të efektivitetit financiar, ai është koherent dhe në raport me atë që ka bërë përpara. A ka brenda  këtij aksioni dhe rishikim të politikave të tij   të ndihmës ndërkombëtare, unë mendoj që nuk ka.  Një shtet I madh gjithmonë do ketë një agjenci ndihme. Sigurisht ai beson se ka ndikim të demokratëve atje dhe shtetit të thellë- dhe këtu është koherent në raport me qasjen e mëpërparshme- hakmarrjen ndaj tyre.

USAIDI është 50 miliardë dollarë vetëm buxheti i 2023, afro 11 mijë punonjës”, tha Nazarko./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!