Tregtarët që kanë punuar në tregun e e zonës së fabrikës së orizit në Vlorë kanë dalë në protesta për shkak të mbylljes së këtij tregu disa ditë më parë nga ana e autoriteteve. Ky është një nga tre tregjet e mëdha që është i mbyllur prej 8 ditësh tashmë pas një inspektimi të bërë nga AKU.
Tregu i “Orizit” raportohet të jetë mbyllur me pretendimin se nuk repsektonte kushtet higjeno-sanitare si dhe se nuk respektoheshin rregullat e reja në kuadër të pandemisë. Këta tregtarë kanë protestuar që prej ditës së parë kur u vendos mbyllja, ndërsa situata mbetet e njejta.
Gjatë ditës së sotme, protesta është zhvilluar pranë dyerve të Bashkisë së Vlorës ku tregtarët kanë kërkuar për një zgjidhje të situatës si dhe një afat se kur do mund të kthehen në punë. Për ta puna në atë treg është e vetmja mundësi për të mbajtur familjen
Ndërkohë një përfaqësues e tregtarëve kanë hyrë në bashki ku po diskutojnë më përfaqësues në lidhje rinisjen e punës.
Një prej qytetarëve u shpreh për Abc News: T’i japin një rrugëzgjidhje, po na lënë pa punë. Kemi takim me kryetarin, nuk po na del. Kemi dërguar shkresën në bashki ka një muaj. /abcnews.al/