Eksperti i IT, Besmir Semanaj, në një intervistës në “News Line” në ABC News, foli për platformën Tik Tok, mbylljen si edhe rrezikun që mund të sjellë përdorimi i VPN-ve falas.
“Përdorimi i VPN maskon trafikun dhe vendndodhjen e personin që e përdor. VPN falas që ndodhet në Google dhe Apple e bëjnë edhe më të sigurt përdoruesin. VPN zyrtare ofrojnë edhe versione falas. Por kjo nuk do të thotë që të nxisim qytetarët që t’i përdorin. Po përdorimi i një VPN zyrtar nga Apple apo android nuk ka rrezik, por të dhënat e tyre do të jenë më të sigurt”, ka thënë ai.
Po ashtu theksoi se do të ishte mirë të zgjidhej një VPN që nuk mban logo.
“Mund të thuhet që VPN që po përdoren në Shqipëri janë të ligjshme dhe nuk cënojnë sigurinë. Nëse instalojmë një VPN nga një burim i pasigurt kuptohet që kemi të bëjmë me virus. Pra qytetarët duhet të zgjedhin një VPN që është i njohur dhe jo nga ato që zgjidhen në internet… Nëse instalohet një aplikacion që është virus dhe siguria e telefonin e lejon atëherë do ketë akses në çdo gjë që kemi telefon. Por VPN që janë nga kompani të ligjshme, nuk e ulin, por e rrisin sigurinë. Unë personalisht përdor VPN është kur jam jashtë edhe kur jam në Shqipëri, por kuptohet që përdor një VPN që është me pagesë. Për mbylljen duket se është zgjedhur një mënyrë me lista, deri në 3 apo katër herë. Përveç mbylljes së “Tik Tok” kemi pasur edhe mbyllje të shërbimeve të tjera… Ka pasur edhe problematike, kuptohet që institucionet përkatëse kanë kërkuar ndryshim, por kjo do kërkojë kohë. Është e pafalshme që të mbyllen shërbime apo biznese që qytetarët shqiptarë po i përdorin. Duhet të bëheshin teste…Duhet të ishte gjetur një mënyrë tjetër…”, ka thënë më tej ai.
/abcnews.al/