Shumë hipoteza po hidhen rreth mënyrës se si mund të arrihet një zgjidhje për mbylljen e sezoneve të futbollit. Në Itali shpresojnë të rinisë Serie A në muajin maj. Nëse situata qetësohet dhe futbolli vazhdon, kampionatet e ndryshme pritet të përfundojnë në muajt e verës.
Opsionin e pezullimit përfundimtar dhe zerimit të këtij sezoni, nuk e dëshiron askush. Në Gjermani kanë durim, vështirë ta humbasin qetësinë dhe Karl-Heinz Rummenigge ka një ide ndryshe. CEO i Bayern Munchen rrëfen për Frankfurter Allgemeine Zeitung mendimin e tij në lidhje me situatën e jashtëzakonshme.
“Nëse nuk do të ishte e mundur të bëhej ndryshe, do të ishte diçka e mençur që ta zgjatnim sezonin 2019-2020, në rastin më të keq, deri në shtator. Kjo do të ndikonte që sezoni i ri të fillonte në dimër, pasi lojtarët do të qëndronin disa kohë pushim”, deklaron Rummenigge. /abcnews.al