Mbyllja e pjesshme e shkollave, Basha: Çfarë thotë sot s’e thotë nesër, Rama pa plan për menaxhimin e krizës

schedule19:21 - 25 Nëntor, 2020

schedule 19:21 - 25 Nëntor, 2020

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me kryetarin e Komunës Dibër e Madhe, Dr. Hekuran Duka.

Pas takimit, bashkë me delegacionin nga Maqedonia e Veriut, Basha tha se temë e diskutimit ishte thellimi i bashkëpunimit si dhe thellimi e marrëdhënieve ekonomike-kulturore.

Ndër të tjera, Basha komentoi edhe lajmin e dhënë sot për mbylljen e pjesshme të shkollave.

Lexo edhe: Manastirliu: Prej 1 dhjetorit të nisë mësimi i alternuar, online dhe në shkolla! Si do bëhet ndarja

Sipas kryedemokratit, ky hap i radhës i marrë nga qeveria, tregon se kryeministri Edi Rama nuk ka një plan konkret për menaxhimin e krizës.

“Rama ka dështuar me kontrollin ndaj pandemisë. S’ka plan. Çfarë thotë sot, s’e thotë nesër. Ky është shqetësimi im kryesor. Duhet një plan solind kundër pandemisë, duhet numër serioz testimesh dhe akomodimi i atyre që pritet të shkojnë në spitale, pajisja e spitaleve me gjerat e nevojshme….”

Edhe një herë, kryetari i opozitës përsëriti se është e nevojshme që në lojë të futen spitalet rajonale. Ai shtoi se duhet vepruar urgjent me një plan “dhe jo kuturu.”

“Kjo tregon mungesë totale përkushtimi, aftësie për t’u përballur me krizën. Duhet një qeveri e përgjegjshme që lë gjithçka tjetër…Jetë njerëzish mund të kursehen nëse merren vendimet e duhura në kohën e duhur.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!