Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbyllja e kufijve, Soreca kërkon marrjen e masave serioze për Covid-19 nga Shqipëria

schedule13:08 - 15 Korrik, 2020

schedule 13:08 - 15 Korrik, 2020

Soreca foli nga Vlora në lidhje me vendimin e BE-së për të mbyllur kufijtë me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për shkak të situatës me koronavirusin.

Ai u shpreh se gjendja është mjaft serioze dhe vendimi për Serbinë dhe Malin e Zi u mor vetëm një ditë më parë.

Kreu i delegacionit të BE-së kërkoi nga Shqipëria që ta marrë seriozisht situatën me koronavirusin.

Lexo edhe: Soreca i prerë nga Vlora: Ndryshimet Kushtetuese, jashtë rekomandimeve tona

“Hapje apo jo e kufijve. Ky vendim merret bazuar te elementët teknike dhe referuar situatës nga pandemia. Situata në rajon është tejet shqetësuese.

Ky vendim erdhi dje edhe për Serbinë e Malin e Zi, problemi është mjaft serioz. Ta marrim seriozisht situatën. Duhet ta kuptojmë që kjo luftë nuk ka marrë fund.

BE ka dhënë 280 milionë euro ndihmë për Shqipërinë për të dalë nga kjo situatë. Nëse do të dalim nga kjo situatë atëherë shqiptarët janë të mirëpritur” tha ai.

Më parë ai theksoi domosdoshmërinë për ta zbatuar marrëveshjen e 5 qershorit, ashtu siç u miratua duke shtuar se ndryshimet Kushtetuese nuk ishin pjesë e sugjermeve të BE-së. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!