Mbyllja e kolegjit “Mehmet Akif”, Gjykata Administrative shtyn seancën

schedule09:10 - 4 Tetor, 2022

schedule 09:10 - 4 Tetor, 2022

Gjykata Administrative ka shtyrë per ne 7 tetor seancën e shqyrtimit të sigurimit të padisë të bërë nga kolegji “Mehmet Akif” kundër Këshillit të Ministrave për mbylljen e shkollës.

Seanca u shty për saktësimin e prokurës së përfaqësimit të avokatit të “Mehmet Akif” dhe kërkesën e tij për të qenë  të pranishëm si palë edhe përfaqesues të Këshillit të Ministrave.

Në këtë proces do të shqyrtohej kërkesa e kolegjit për të mos zbatuar vendimin për heqjen e licenses deri në shqyrtimin e padisë në themel. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!