Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë për ndalimin e muzikës pas orës 20:00 në lokale, klube dhe disko.
E pyetur nga Isli Islami, ajo u shpreh revoltuar se duhet gjetur një zgjidhje për artistët, pasi kanë mbetur pa punë.
Sipas Peristerit, në Greqi është një jetë normale dhe këtu duhet të mos vazhdohet me këto kushte.
“E kam profesion muzikën dhe bazohem tek të ardhurat që më sjell ajo, për veten dhe për familjen. Jam e para që kam mbështetur karantinën dhe 2 muaj nuk kam dalë fare nga shtëpia gjë që më shoqëroi me kriza ankthi dhe që tani e kujtoj si një periudhë shumë të errët. Do doja që kjo periudhë të më fshihej komplet. Duhet gjetur një zgjidhje për ne dhe për të tjerët që kanë mbetur pa punë. Isha në Greqi pasi kam pasaportë greke dhe mund të lëviz. Aty ishte një jetë normale. Nuk kishte raste sa këtu. Bëra dy investime dhe do doja që të punoja këto 2-3 muaj. Mendoj se do gjendet një zgjidhje pasi nuk mund të mbetemi në këto kushte”, tha Anxhela./abcnews.al