Mbyllja e degëve të Postës së Serbisë në veri, Vuçiç: Sjelljet e Kurtit, përpjekje për të shkaktuar konflikt të armatosur

schedule08:31 - 6 Gusht, 2024

schedule 08:31 - 6 Gusht, 2024

Policia e Kosovës ka mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri, përmes një aksioni të nisur më herët gjatë ditës së hënë.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka thënë se sjelljet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, janë përpjekje për të shkaktuar konflikt të armatosur.

“Ne nuk duam luftë, duam të ruajmë paqen. Kurti po e bën këtë në mënyrë të qëllimshme dhe të organizuar, me mbështetjen e disa fuqive perëndimore”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka pretenduar se me veprimet e fundit është shkelur një marrëveshje e vitit 2015, e arritur në Bruksel, për telekomunikacionin dhe Postën e Serbisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!