Mbylli sezonin, reagon Kjaer: Faleminderit të gjithëve, më pret një punë e madhe

schedule12:28 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 12:28 - 7 Dhjetor, 2021

Mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer e ka mbyllur sezonin para kohe për shkak të një dëmtimi që ka marrë në gju. Në këtë mënyrë mbrojtësi danez duhet të mendojë për sezonin e ardhshëm, pas operimit në gju që do e mbajë larg fushës së lojës për disa muaj.

Në ndeshjen e fundit të fituar nga skuadra e Milanit, i dedikuan lojtarit të tij një fanellë, një mënyrë e veçantë nga shokët e skuadrës që mbështesin kështu Kjaer.

Nëpërmjet një postimi në Twitter ka reaguar edhe Simon Kjaer, ku ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë në këtë moment të vështirë që po kalon.

“Faleminderit të gjithëve për këtë mbështetje dhe për të gjithë mesazhet që më kanë ardhur. Tani do të shoh përpara për të gjithë këtë punë të madhe që më duhet të bëj”, ka shkruar Kjaer.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!