Mbyllet votimi në 12 qarqet e vendit/ Kutitë drejt KZAZ-ve, për ‘betejën’ e numërimit

schedule19:46 - 11 Maj, 2025

schedule 19:46 - 11 Maj, 2025

Zgjedhjet në Shqipëri- Në orën 19:00 përfundoi edhe orari zyrtar i votimit në Shqipëri. Në Vorë ka përfunduar edhe procesi i votimit. Vora me 44 qendra, votimi është realizuar në mënyrë elektronike.

Gjithashtu votimi ka përfunduar zyrtarisht edhe në Fier. Gazetarja Genta Dobra tha për ABC News, se procesi i votimi ka përfunduar zyrtarisht.

Kutitë e votimit tashmë pritet të vendosen në qendrat e votimit, ku më pas do të vijohet edhe numërimi.

Gazetari Ermal Vaka nga Kukësi ka bërë pasqyrimin e situatës lidhur me procesin e zgjedhjes.

Gazetari Vaka tha për ABC News se është zhvilluar një proces i qetë, pa incidente, dhe se në orarin zyrtar përfundoi edhe procesi i votimit. Si në Has po ashtu edhe në Kukës, nuk ka pasur situata shqetësuese.

Edhe në Lezhë pasi është konfirmuar se nuk kishte asnjë votues, dhe në orarin zyrtar, përfundoi edhe procesi i votimit.

Gazetari Gjergji Figuri, tha për ABC News se ka pasur një ulje të pjesëmarrjes në qarkun e Lezhës, krahasuar me vitin 2021. Bashkia ku është votuar më pak është Kurbini. Megjithatë i gjithë procesi, përjashto disa vonesave teknike dhe një incidenti të pretenduar në Fushë Milot, ka vijuar i qetë në qarkun e Lezhës.

Por si është situata në Vlorë?

Gazetarja Rovena Neziri tha për “ABC News”, procesi i votimit ka përfunduar thuajse plotësisht. Prezent kanë qenë edhe vëzhgues të misionit të OSBE/ODHIR. Tashmë pritet që materialet zgjedhore të dorëzohen në KZAZ në Vlorë. Ndërkohë edhe në Vlorë krahasuar me vitin 2021 pjesëmarrja ka qenë më e ulët. Vlen të theksojmë edhe aktivitetin Giro D’italia i cili me bllokimin e disa rrugëve, mendohet që te jetë edhe një ndër shkaktarët e pjesëmarrjes së ulët.

Në Elbasan, në gjimnazin “Dhaskal Thodri”, e vendosur gazetarja Kasandra Pali, tha për ABC News se pak para orarit zyrtar, nuk kishte votues në qendra votimit, duke nënvizuar se ka pasur një proces të qetë.

Në Shkodër që në orën 19:00 të gjitha qendrat e votimit pothuasje janë mbyllur. Gazetarja Fabiola Hoxha tha për ABC News, se procesi ka vijuar i qetë. Megjithatë në Shkodër duket se pjesëmarrja ka qenë e ulët në krahasim me 2021.

Ka përfunduar gjithçka edhe në Dibër. Gazetari Sali Doçi tha për ABC News, se kanë mbërritur edhe fletët e para të votimit. Ndërkohë sa i përket pjesëmarrjes, ka pasur një nivel të mirë.

Nga Bulqiza, në KZAZ nr 18, gazetarja Xhoana Çollaku, ku edhe ka ndjekur procesin që në orët e para të mëngjesit, tha për “ABC News” se në të gjithë Bulqizën në të 49 qendrat e votimit u mbyllën në orën 19:00 siç ishte edhe afati zyrtar.

Në Durrës, po ashtu është zhvilluar edhe një proces i qetë. Votimi është mbyllur në orarin zyrtar. Gazetarja Habi hoxha tha për “ABC News”, se mbyllja është bërë sipas të gjitha protokolleve dhe se nuk është raportuar për radhë të gjata qytetarësh.

Gazetarja Ajgena Korbi, ka pasqyruar edhe situatën në terren, duke thënë për ABC News, se materialet zgjedhore janë nisur drejt komisioneve. Pasi të merren në dorëzim materialet do të nisë edhe procesi i numërimit të votave. Pjesëmarrja më e lartë ka qenë në Bashkinë e Krujës, ndjekur nga Shijaku dhe më pas nga Durrësi.

Edhe në qarkun e Korçës, procesi zgjedhur u mbyll në orarin zyrtar, duke mos pasur edhe votues duke pritur në radhë.

Gazetarja Gerta Vasku tha se ka nisur grumbullimi i kutive të votimit për të mbërritur pranë KZAZ ku edhe do të bëhet votimi. Përmendim që në Pogradec u regjistrua edhe një incident.

Situata në Kavajë po ashtu paraqitet e qetë. Gazetarja Bleona Sari tha për “ABC News”, se pas përfundimit të procesit zgjedhor kanë mbërritur edhe dhjetëra kuti, pranë KZAZ ku edhe do të bëhet numërimi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!