Nisi në 24 korrik dhe vazhdoi katër ditë. Një turne futbolli për fëmijë u mbajt në Luginën e Preshevës, organizuar nga Shoqata Sportive “Lëvizja” dhe mbështetur nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Në këtë aktivitet morën pjesë fëmijë të moshës nga 7 deri në 13 vjeç, me motivin “Sporti bashkon Luginën”.
Në ndeshje ishin nxënës të shkollave “Lugina”, “Tërnoci” dhe “Besa”, fëmijë nga diaspora si dhe fëmijë të tjerë që patën dëshirë të merrnin pjesë.
Ndeshjet u luajtën në Preshevë e Bujanoc në kategoritë nga U7 deri në U13.
Turneut iu bashkua edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili ishte i pranishëm në Preshevë, duke ndarë medalje për fituesit e dukë dorëzuar kupën.
E pranishme edhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e cila e priti më pas në takim presidentin Duka, i cili premtoi se do të organizohen dhe financohen projekte bashkëpunimi për zhvillimin e sportit në Luginë.
Kreu i futbollit shqiptar tha se vizita e parë në Luginën e Preshevës ishte mjaft emocionuese dhe se qëllimi i këtij turneu është të promovojë futbollin dhe të motivojë fëmijët të luajnë këtë sport.
/abcnews.al/

