Një e dyshuar me Covid, mbyllet shërbimi ADISA në Fier, vetëkarantinohen punonjësit

schedule13:24 - 22 Korrik, 2020

schedule 13:24 - 22 Korrik, 2020

“Institucioni është i mbyllur si masë parandaluese deri në një njoftim të dytë, për arsye të verifikimit të një rasti potencial me Covid-19. Faleminderit për mirëkuptimin!”

Me këtë njoftim u ballafaquan këtë mëngjes qytetarët e shumtë që ishin drejtuar në zyrën e ADISA-s dhe më pas u kthyen mbrapsht pasi sportelet do qëndrojnë të mbyllura për një afat të pacaktuar kohor.

Burime të ABC News sqarojë se bashkëshorti i një punonjëse ka rezultuar me koronavirus.

Deri sa zonja të kryejë testin kolegët e saj do të qëndrojnë të vetëizoluar në banesë.

Në këto zyra siç duket dhe nga pamjet sportelet janë shumë pranë njëri-tjetrit kështu rreziku nëse konfirmohet një i infektuar është i lartë dhe për të tjerët.

Në një kohë që zyrat e kadastrës në Fier po punojnë me staf të reduktuar për shkak të vatrave me covid atje.

Sportelet e ADISË-S u mbllyën si masë paraprake për frenimin e përhapjes së  virusit.

Aktualisht të gjitha shërbimet do të kryehen online./abcnews.al