Mbyllet sezoni për Federico Chiesa, do t’i nënshtrohet operacionit

schedule12:58 - 10 Janar, 2022

schedule 12:58 - 10 Janar, 2022

Sezoni i Federico Chiesa mund të konsiderohet i përfunduar.

Sulmuesi i Juventus-it mëngjesin e sotëm iu nënshtrua testeve që zbuluan ashpërsinë e dëmtimit të gjurit. Në ditët në vijim lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni, me kohë rikuperimi të vlerësuara rreth gjashtë muaj.

Lajm i keq për Massimiliano Allegrin, por edhe për trajnerin Roberto Mancini, i cili nuk do të ketë në dispozicion një nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares së tij për play off-et e Botërorit në mars.

Chiesa pothuajse me siguri nuk do të jetë në dispozicion për pesë garat në qershor ./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!