Kufiri me Greqinë do të qëndrojë i bllokuar për 24 orët e ardhshme. Për shkak të një greve që doganieret grekë do të organizojnë të enjten, policia jonë njoftoi se në Kakavijë nuk do lejohet qarkullimi i automjeteve drejt shtetit të Greqisë dhe anasjelltas, por vetëm këmbësorët. Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që kanë planifikuar të qarkullojnë me automjetet e tyre në drejtim të Greqisë të anullojnë lëvizjet dhe të mos grumbullohen në Pikën e Kalimit Kufutar duke sjellë konfuzion. Të njëjtin njoftim nisi polcia edhe për doganën e Kapshticës. Aty greva do të nisë dy orë më vonë, jo në 7 të mëngjesit, por në orën 9 të mëngjesit./abc news
Mbyllet sërish kufiri me Greqinë
schedule14:15 - 8 Nëntor, 2017
schedule 14:15 - 8 Nëntor, 2017