Shtëpia e pushimit “Palm Beach”, Mar-a-Lago e Donald Trump, është mbyllur pjesërisht për shkak të një shpërthimi të Covid.
Disa persona të njohur me situatën, përfshirë një anëtar të klubit, konfirmuan mbylljen e pjesshme për Associated Press.
Një burim i njohur me operacionet e klubit tha se disa punëtorë ishin në karantinë një pjesë e klubit ishte mbyllur për një periudhë të shkurtër kohe, sipas Reuters.
Një recepsionist në klubin Mar-a-Lago konfirmoi lajmin, duke thënë se ai ishte mbyllur deri në një njoftim tjetër, por nuk pranoi të komentonte më tej.
Ish presidenti u zhvendos në Mar-a-Lago pasi u largua nga Uashingtoni në janar, duke luajtur golf, duke darkuar me miqtë, duke u takuar me liderët e partisë Republikane dhe duke komplotuar të ardhmen e tij politike ndërsa mendon të kandidojë përsëri në 2024.
Trump u shtrua në spital me Covid vjeshtën e kaluar dhe që atëherë është vaksinuar kundër virusit. Gruaja e tij, Melania dhe djali Barron gjithashtu dolën pozitiv. g.v/abcnews.al

