Mbyllet përsëri Klan Kosova/ Shkarkohet zyrtarja që hapi televizionin, kishte konflikt interesi

schedule19:33 - 22 Qershor, 2023

schedule 19:33 - 22 Qershor, 2023

KOSOVË– Televizioni Klan Kosova do te vijojë të qëndrojë mbyllur. Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve ka anuluar vendimin e një ditë më parë që kishte shfuqizuar pezullimi e televizionit.

Në këtë vendim, thuhet se zyrtarja që ka anuluar pezullimin e certifikatës, Pranvera Prestreshi është në konflikti interesi, pasi ka familjar një avokat që sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve punon për Klan Kosovën. Por ky fakt mohohet nga televizioni.

Mediat në Kosovë raportojnë se zyrtarja është shkarkuar nga  dhe në vendin e saj është emëruar Lebibe Haliti, motra e deputetit të Vetëvendosjes, Enver Haliti.

pala e pakënaqur mund të ankimojë vendimin në Komisionin për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve, në Ministrinë e Industrisë brenda afatit prej 30 ditësh.

Për televizionin Klan Kosova këto veprime janë tendencioze dhe synojnë pengimin e punës se saj si një media e pavarur dhe paralajmëron se do të ndjekë hapat ligjore për të zgjidhur këtë çështje.

Edhe ambasadorët e vendeve perëndimore në Kosovë i kanë bërë thirrje qeverisë Kurti të këtë kujdes me vendimet që merr pasi mund tre cenojë lirinë e fjalës./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!