Është mbyllur dita e gjatë e protestës së qytetarëve para Kryeministrisë. Gazetarja Ema Shazivari raporton për “Radar” me Juli Xhokaxhi, se protestuesit përsëritën kërkesat e tyre që është ulja e menjëhershme e taksave.
Protestuesit do të vijojnë të dalin para kryeminsitrisë çdo ditë në orën 17:00, ndërkohë që ditën e shtunë është thirrur një tjetër protestë kombëtare, e cila pritet të nisë në orën 11:00 të paradites.
“Protesta para kryeministrisë është përmbyllur. Në ditën e 6-të janë mbajtur fjalime para Kryeministrisë, të cilët e kanë quajtur paketën e rezistencës si tallje. Kërkojnë ulje të menjëhershme të taksave. Aktualisht kanë ndaluar në ‘Sheshin ‘Skënderbej’. Ka qenë paqësore, nuk ka pasur përplasje, ka zgjatur rreth dy orë. Protestuesit do të vijojnë protestën deri ditën e shtunë. Çdo ditë në orën 17:00, ndërse të shtunën në orën 11:00 do të jetë një protestë kombëtare, do të ndalen pikërisht tek Kryeministria si të shtunën që lamë pas’, tha Shazivari. /abcnews.al