Tregtarët e një prej tregjeve më të mëdhenj në Durrës janë befasuar këtë mëngjes teksa kanë shkuar për tju shërbyer konsumatorëve.
Ata janë përballur me policë që ju kanë komunikuar se tregu është mbyllur.
Gazetari Leonidha Muasaj raporton për Abc News se tregtarët pretendojnë se nuk janë njoftuar nga Bashkia për transferimin e tregut në disa pika të tjera në qytet.
“Nuk na kanë dhënë asnjë lloj zgjidhje nga bashkia. Shkoni te stadiumi na thanë por atje ska asnjë lloj kushti,”është shprehur një nga tregtarët.
Një tjetër tregtar thekson se e dinë problematikën e koronavirusin por duhet të ishin njoftuar se do të mbylleshin dhe që bashkia ti paguajë për këtë.
Ndërkohë 300 tregtarët që punojnë në këtë treg theksojnë se produktet e tyre do të prishen. /abcnews.al