Mbyllet në psikiatri Fitim Baboçi, doli me kallash në mes të Kavajës për të eliminuar tregtarin

schedule09:01 - 8 Tetor, 2019

schedule 09:01 - 8 Tetor, 2019

Fitim Baboçi ishte personi që tronditi Kavajën pak ditë më parë duke dalë me kallashnikov ne dorë me qëllim eliminimin tregtarin Rexhep Tare pas një konflikti të çastit.

Nisur na deklarimet e tij si edhe të të afërmve, prokuroria e Kavajës ka vendosur të mbyllë në psikiatri Baboçin duke vlerësuar se ai ka probleme mendore edhe pse gjykata kishte dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Siç shkruhet në dosjen e prokurorisë, nëse nuk do ishte neutralizuar në kohë nga dy banorë të Kavajës të quajtur Imer Xhafa dhe Bajram Shala me shumë mundësi ai do të kishte shkuar tek objektivi i tij duke realizuar edhe qëllimin.

Në rrëfimin që ka dhënë në polici autori i krimit Fitim Baboçi, ka pohuar: “Këtë akt unë e bëra nga gjendja e rënduar psikologjike sepse Rexhep Tare, ka shumë kohë që më ofendon dhe më shan duke më thënë publikisht se “…ti je i mallkuar dhe përdhunues…”.

Konkretisht sot isha poshtë pallatit tek zona ku unë banoj në Kavajë, pashë personin që më ka nxjerrë namin u revoltova dhe kam marrë armën në banesën time dhe mendova që ta plagosja tek këmba…”., ka thënë ndër të tjera ai. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!