Kulla Eiffel do të qëndrojë e mbyllur të paktën për të enjten, pasi personeli është në grevë të përgjithshme. Ata protestojnë kundër radhëve të gjata të turistëve, si dhe shitjes paraprake të biletave.
Grevë e përgjithshme në kullën Eiffel. Personeli i zonjës së famshme të hekurt, ka mbyllur dyer që nga pasditja e të mërkurës, për të protestuar kundër mënyrës së organizimit të vizitave të turistëve.
Sindikatat kryesisht kundërshtojnë rradhët e gjata të pritjes, që sipas tyre shkaktohen nga klientë që kanë blerë bileta paraprakisht dhe jo në momentin që arrijnë aty, për të pasur mundësi që të hyjnë në momenemt në orare të caktuara. Ndërkohë mediat franceze raportojnë se nuk dihet ende sekur do të hapet për turistët kulla Eiffel.
Ndërkohë në këmbët e kryeveprës së projektuar nga Gustav Eiffel, turistët nuk e kanë fshehur aspak zhgënjimin e tyre. Vetëm në vitin 2017 kulla Eiffel ka pritur 6.2 milionë vizitorë./abcnews.al