Prokuroria e ka përfunduar hetimin për tragjedinë në klubin e natës “Puls” në Koçan, në të cilin humbën jetën 62 persona mes të cilëve 6 të mitur, ndërsa rreth 200 të tjerë u lënduan.
Kryeprokurori Lupço Kocevski ka njoftuar se nuk dihet se sa do të jetë numri i të akuzuarve, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që për disa të ndërpritet hetimi. Në 15 ditët e ardhshme, mbrojtja e të dyshuarve mund të dorëzojë prova të cilat do të analizohen dhe vlerësohen nga Prokuroria, ndërsa pas kalimit të këtij afati do të ngrihen akuzat.
Harku kohor i hetimit, përfshin periudhën prej vitit 2012 kur është hapur diskoteka e deri në mëngjesi e 16 marsit të këtij viti, kur edhe ndodhi ngjarja tragjike.
Në këtë hetim, deri më tani janë të përfshirë 45 persona fizik dhe 3 juridik, mes të cilëve pronari joformal i diskotekës Dejan Jovanovski, pjesëtarët e stafit të sigurimit të objektit dhe dy anëtarë të grupit muzikor “DNK”, të cilët kane performuar naten e ngjarjes tragjike.
Persa i perket zyrtareve ne hetim u perfshine tre ish kryetarë të Komunës së Koçanit, duke përfshirë edhe kryetarin në kohën kur ndodhi tragjedia Lupço Papazov, katër ish ministra të Ekonomisë, konkretisht Kreshnik Bekteshi, Driton Kuçi, Bekim Neziri dhe Valon Saraçini. Gjithashtu, drejtorët që kanë shërbyer në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim: Shaban Saliu, Adnan Xhaferovski, Bekim Maksuti dhe Xhevat Selami.
Në mesin e të dyshuarve janë edhe ish drejtorët e Inspektoratit të Tregut Goran Trajkovski dhe Viktor Demerxhiev.
Nderkohe eshte duke vijuar edhe hetimi tjeter, i cili po zhvillohet në kuadër të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ku 14 zyrtarë policorë nga Shtipi e Koçani, dyshohet se kanë autorizim se diskoja e shkrumbuar “Pulse” i ka plotësuar kushtet ligjore për punë në pjesën e mbrojtjes së rendit dhe qetësisë publike.
Në total, deri me tani nën hetim për tragjedinë e Koçanit janë 59 persona fizikë dhe 3 juridikë. Shumica e të dyshuarve, po ndiqen për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” sipas nenit 292 nga Kodi Penal, për çka parashihet dënim me burg prej së paku 3 vite dhe maksimalisht deri në 20 vite.
Prokuroria, gjithashtu një pjesë të dyshuarve po i ndjekë edhe për veprën penale “ryshfet”, me të cilën parashikohet dënim me burg deri në 10 vjet./abcnews.al