Kampionati “Abissnet Superiore” ka ulur siparin për vitin 2023 me sfidën e fundit të zhvilluar në “Air Albania” ndërmjet Partizanit dhe Erzenit. Të kuqtë u mundën nga shijakasit me rezultatin 1-2.
Në takimet e tjera, Egnatia e vendit të parë u mund nga Tirana në “Arena Egnatia” me rezultatin e thellë 0-5.
Derbi i veriut, Laçi – Kukësi që u zhvillua të shtunën përfundoi në barazim 1-1.
Edhe Vllaznia regjistroi një triumf të thellë e fantastik, pasi mundi Skënderbeun me rezultatin 5-0.
Pas dy humbjeve radhazi Dinamo City u rikthye te fitorja pasi mundi Teutën në “Niko Dovana” 1-2. /FSHF