Takimi derbi mes Espanyolit dhe Barcelonës është mbyllur i barabartë me rezultatin 2-2. Ishin vendasit ata që shënuan të parët, në minutën e 23-të të sfidës, me anë të David Lopez. MEsfushori spanjoll hapi serinë e golave. Goli i Lopez vendosi dhe fatet e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, trajneri Ernesto Valverde bëri disa ndryshime në formacion. Arturo Vidal u fut në fushën e lojës në vend të Rakitic dhe ndeshja ndryshoi në favor të Barcelonës. Luis Suarez barazoi në minutën e 50-të të sfidës, ndërsa pikërisht Vidal në minutën e 59-të, përmbysi gjithçka në favor të katalanasve.
Kur dukej se Barcelona e kishte gjithçka të thjeshtë dhe do ta fitonte këtë takim, Frenkie De Jong ndëshkohet me karton të kuq dhe lë Barcelonën me 10 futbollistë. Espanyol përfiton dhe arrin të barazojë në minutat e fundit të takimit, me anë të Wu Lei./abcnews.al