Këtë të hënë, në orën 16:00 u mbyll ankandi i fazës së parë për shitjen e 66% të aksioneve, të klubit, të Tiranës, teksa në zyrën përmbarimore u paraqitën përfaqësues të palëve të interesit, saktësisht Darli Preza dhe Refik Halili e pas përfundimit të orarit zyrtar u mbajt dhe procesverbali i fazës së parë, dhe tashmë do kalohet në fazën e dytë, që do të shpallet dhe në QKB. Brenda 5 ditëve do të ketë një njoftim me shkrim drejt palëve.
Më pas sipas kodit të procedurës civile do të nisë faza e dytë, ku do të bëhet rivlerësimi i aksioneve të cilat mund të kenë një zbritje deri në 30% të vlerës pa kamatvonesë, përqindje e cila përcaktohet nga ligji, mirëpo, nëse edhe ne ankandin e dyte nuk paraqiten ofertues, përmbaruesi gjyqësor i propozon kreditorit që kundrejt kredisë të marre sendin me minimumin e caktuar në ankandin e ri e bëse kreditori nuk e pranon, sendi i kthehet debitorit.