Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbyllet ambasada amerikane në Kabul, për shkak të shpërthimit të Covid-19

schedule11:17 - 18 Qershor, 2021

schedule 11:17 - 18 Qershor, 2021

Ambasada amerikane në Kabul është mbyllur dhe u kërkuar punonjësve të punojnë nga shtëpia për shkak të shpërthimit të koronavirusit, duke shkaktuar një viktimë dhe 114 të infektuar. Sipas një njoftimi të ambasadës të enjten, disa prej punonjësve janë shtruar në spital.

“Mosrespektimi i masave do të ketë pasoja”, tha Ambasada në një deklaratë.

Gjithashtu ambasada bëri thirrje për vaksinim, duke thënë se 95 për qind e rasteve në misionin diplomatik, janë në mesin e njerëzve që nuk janë vaksinuar plotësisht. Kufizimet do të qëndrojnë në fuqi derisa situata të normalizohet.

Në muajin prill, Departamenti amerikan i Shtetit urdhëroi largimin e stafit jothelbësor nga Afganistani, për shkak të shqetësimeve për rritje të dhunës dhe kërcënimeve në Kabul./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!