Mbyllet “25 Prilli”, PD-PS sherr dhe kërcënime, Alibeaj: Ne po ikim, ju këndoni tani (Debati)

schedule12:42 - 24 Nëntor, 2021

schedule 12:42 - 24 Nëntor, 2021

Bllokohet hetimi parlamentar i zgjedhjeve të 25 Prillit. Komisioni dështoi për të miratuar me konsensus planin e hetimit për procesin që është cilësuar si masakër nga opozita. Me 7 vota kundër të PS, 3 pro të PD-së dhe një abstenim të LSI-së, mazhoranca dhe opozita nuk ranë dakord për planin hetimor. Kryetari i Komisionit Enkelejd Alibeaj u shpreh se përsa kohë që nuk u miratua plani, puna e këtij komisioni mbyllet këtu dhe që sipas tij tregoi fytyrën e vërtetë të shumicës.

Lexo edhe: “Do padisim dy bashki”, Gogu debat me Alibeajn për “25 Prillin”: Shteti është ngritur në këmbë

Përsa kohë që nuk miratohet plani i hetimit nuk mund të deklarohet fillimi i hetimit, që praktikisht hetimi i këtij komisioni përfundon këtu dhe përderisa përfundon këtu, përgjegjësia ligjore dhe politike është në sytë e të gjithë publikut. Derisa të ketë një reflektim nga anëtarët që kanë votuar kundër, fatkeqësisht më duhet të deklaroj këtë që sapo thashë.

Këtu ndërpritet veprimtaria hetimore, është e qartë përse. Skenari u demaskua, nuk duan të hetojnë dhe të bëjnë publike atë që ka ndodhur në kundërshtim të ligjit dhe të votimit të kuvendit. Përsa kohë që plani i hetimit nuk mund të vazhdojë, seanca mbyllet dhe do të ketë njoftim edhe për seancën e radhës.

Lexo edhe: “Të vijë këtu Bardhi, Vokshi dhe Mziu”, PD kundër PS: Po bëni autogol (Lista nga Rama te Lame)

Fatkeqësisht ky ishte fundi i parashkruar” deklaroi ai duke u ngritur për t’u larguar nga salla. “Mos u largoni” i kërkoi n/kryetari nga PS, Toni Gogu, por përgjigja e Alibeajt ishte “Tani mund të këndosh”. Mazhoranca kërkoi të miratojë plan hetimi me ndryshim, por pas debateve mbledhja u ndërpre. “5 minuta pushim sa të largohen zhurmuesit e komisionit” tha ai me ironi Gogu.

Socialistët që kërkuan vazhdimin e mbledhjes akuzuan Ervin Saliajin se i kërkoi sekretarisë që të mbyllte transmetimin, por deputeti Nasip Naço paralajmëroi punonjësit “Provoje, provoje, mbylle, provoje, meqë paske frikë nga ai, hë provoje”.

Pas pushimit mbledhja filloi dhe socialistët miratuan planin hetimor pa praninë e anëtarëve të opozitës duke hequr nga lista e dëshmitarëve kreun e SPAK-ut dhe prokurorisë së përgjithshme dhe duke shtuar tre deputetët e PD-së, Gazment Bardhin, Xhelal Mziun dhe Albana Vokshin, që sipas tyre kanë dije për strukturën e mbrojtjes së votës (SMV-të) në PD.

Gjithashtu u miratua kufizimi i kohës së hetimit jo nga 1 janari 2020 sikur e kërkonte PD, por nga dhjetori 2020. Por pavarësisht miratimit nga shumica të planit, veprimtaria e komisionit thuajse është bllokuar.

/ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!