Mbyllen tre shkolla në Korçë/ Në Fier, 33 mësues pa punë

schedule14:21 - 11 Shtator, 2023

schedule 14:21 - 11 Shtator, 2023

Tre shkolla ne qarkun e Korçës nuk hapën dyert këtë të hënë.

Shkak numri i ulët i nxënësve.

Dryni iu është vendosur shkollave të Potkozhanit dhe Pleshishtit që ndodhen në zonen e thelle malore të Mokrës.

Fëmijet që kanë mbetur në këto fshatra do të detyrohen të bëjnë mësim në Trebinjë.

Ndërkohë në bashkinë Korcë është mbyllur shkolla e Gjon babasit në njësinë administrative Lekas pasi aty kishte mbetur vetëm një nxënës.

Përveç shkollave numri i ulët i fëmijëve ka sjellë edhe mbylljen e 6 klasave të para, konkretisht 5 klasave në Korce dhe 1 në Pogradec.

Vitin e ri shkollor në juglindje e nisën rreth 19 mijë nxënës afro 230  më pak se vitin e shkuar.

Mungesa e fëmijëve për shkak të emigrimit jashte kufijve dhe lëvizjeve demografike përveç se po boshatis shkollat ka sjellë dhe një tjetër pasojë sociale. Papunësine.

Në Fier 33 mësues nuk nisën këtë të hënë punë për shkak se nuk plotësojnë orët mësimore.

Konkretisht ne Fier kane mbetur te papune 21 mesues, ne mallakster 9 dhe ne Lushje 3.

Shkollat me pak fëmijë janë bashkuar. Në Mallakastër dhe Rroskovec jane krijuar tre shkolla vartese ndërsa në Fier numri i insitucioneve arsimore vartëse shkon në 10./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!