Mbyllen shkollat në Britani, Johnson njofton bllokimin e tretë kombëtar: Situatë alarmante

schedule22:52 - 4 Janar, 2021

schedule 22:52 - 4 Janar, 2021

Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi mbrëmjen e sotme një bllokim të tretë kombëtar në të gjithë Anglinë në kuadër të valës së re të infeksioneve me Covid por edhe mutacionit të ri të koronavirusit.

Ndër masat e ndërmarra është mbyllja e menjëhershme e shkollave, ku nga nesër dhe në vijim, mësimi do të nisë në distancë.

“Unë dua të nënvizoj se problemi nuk është që shkollat ​​nuk janë të sigurta por që ato mund të veprojnë si vektorë transmetues duke shkaktuar përhapjen e virusit në familje”, tha Johnson, në një fjalim televiziv drejtuar kombit.

Më tej, ai paralajmëroi se javët në vijim do jenë më të vështirat, por u shpreh optimist pasi me vaksinën tashmë po i vjen fundi pandemisë.

Deri më sot, theksoi Johnson, “ne kemi vaksinuar” më shumë njerëz sesa në të gjithë Evropën.

Kujtojmë që në 24 orët e fundit Britania e Madhe regjistroi 58,784 raste pozitive në 430 mijë tamponë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!