Mbyllen pjesët e para, Kosova në kërkim të golit të parë, Kroacia e Zvicra dhurojnë spektakël

schedule21:48 - 28 Mars, 2023

schedule 21:48 - 28 Mars, 2023

Janë mbyllur pjesët e para të 6 sfidave të mbrëmjës, të vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024, ku padyshim surprizat nuk kanë munguar.

Kështu, Kosova dhe Andorra e kanë mbyllur pjesën e parë me rezultatin e bardhë 0 me 0, ndërsa Zvicra dhe Rumani që ndodhen po në të njëtin grup me “dardanët” udhëheqin përkatësisht me rezultatin 1 me 0 dhe 2 me 0, ndaj Izraelit dhe Bjellorusisë.

Në Glasgou, Skocia udhëheq me rezultatin 1 me 0 ndaj Spanjës, një rezultat ky surprizues për “ishullorët”. Në krahun tjetër, në Turqi, kroatët kanë kaluar në avantazhin e dyfishtë falë dopietës së Mateo Kovacic, ndërsa Uellsi është duke triumfuar me rezultatin 1 me 0 përballët Letonisë. /i.m /abcnews.al 

Rezultatet e pjesës së parë: 

Kosovë 0-0 Andorrë

Zvicër 1-0 Izrael

Skoci 1-0 Spanjë

Turqi 0-2 Kroaci

Uells 1-0 Letoni

Rumani 2-0 Bjellorusi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!