Prokuroria e Lezhës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre kultivues të drogës, rast i zbuluar një vit më parë. Të pandehurit do të përballen me disa akuza të rënda penale.
Ngjarja lidhet me zbulimin e një sipërfaqeje të mbjellë me kanabis në territorin e Kashnjetit, ku dyshohet se të pandehurit ishin përfshirë në kultivimin dhe përpunimin e lëndës narkotike, duke përdorur energji elektrike të marrë në mënyrë të paligjshme për të mbajtur në funksion pajisjet ndihmëse.
Sipas njoftimit zyrtar, përpara Gjykatës do të dalin:
- Armel Nikdukaj, i akuzuar për veprat penale:
- “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” (neni 283/2 i Kodit Penal),
- “Kultivim i bimëve narkotike” (neni 284/2 i Kodit Penal),
- “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” (neni 137/2 i Kodit Penal).
- Elvis Spellzaj, i akuzuar për të njëjtat vepra penale si më sipër.
- Armando Ndreca, gjithashtu i akuzuar për:
- “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”,
- “Kultivim i bimëve narkotike”,
- “Vjedhje e energjisë elektrike”.