Mbyllen fasonet dhe call center-et, punonjësit protestuan për kushtet e punës

schedule18:06 - 12 Mars, 2020

schedule 18:06 - 12 Mars, 2020

Një numër i madh punonjësish të një fasonerie në zonën e autostradës kanë dalë në protestë prej dy ditësh.

Ata kërkojnë që kompania t’u ofrojë masa mbrojtëse gjatë punës ose nëse nuk mundet, t’i dërgojnë në shtëpi pasi i tremben përhapjes së koronavirusit. Punonjësit shprehen se në vendin ku punojnë nuk ruhet distance e këshillluar duke  rrezikuar përhapjen e Covid-19.

“Erdhi dhe në Shqipëri na ka hyrë paniku, nuk kemi asgjë me shtetin dhe fabrikën por ne kemi kërkuar masa mbrojtëse, asnjë kusht nuk ka në fabrikën ku punojmë. Është skandal të punosh në kohë pa virus jo tani që ka dhe virus”, tha një punonjëse e fabrikës.

Një tjetër punonjëse shprehet se për dy javë të marrin pushim dhe fabrika ti paguajë. Në Itali janë mbyllë ndërsa në Shqipëri jo.

Por kreu i Dhomës së Fasonëve tregon se ata nuk mund të ndërpresin procesin e punës pasi kanë kontrata me afat të caktuar. Gjergji Gjika shpreh se aktualisht po meren masa mbrojtëse dhe në vijim do të ketë edhe reduktim të personelit

Pasdite kryeministri njoftoi mbylljen e të gjitha fasonerive por edhe të call center-ave.

Po ashtu, kryeministri i paralajmëroi këto bisneze, se pasi të rihapen, nëse nuk plotësojnë kushtet e sigurisë në punë, do të mbyllen fare./abcnews.al