Mbyllen 9 gjykata e prokurori. Nis faza e dytë e implementimit të hartës së re zgjedhore

schedule10:10 - 1 Maj, 2023

schedule 10:10 - 1 Maj, 2023

Nëntë gjykata dhe prokurori në rrethe nga sot nuk do të funksionojnë më për shkak të zbatimit të fazës së dytë të hartës së re gjyqësore. Gjykatat e Shkallës së Parë që mbyllen janë ajo e Tropojës, Matit, Kurbinit, Pukës, Krujës , Kavajës, Lushnjës, Përmetit edhe Pogradecit.

Pas kësaj faze, dosjet e gjykatës së Tropojës transferohen në Kukës, të Matit në Dibër, të Kurbinit në Lezhë, të Pukës në Shkodër, të Krujës në Tiranë, të Kavajës në gjykatën e Durrësit, të Lushnjës në Fier, të Përmetit në Gjirokastër dhe të Pogradecit në Korçë.

Faza e parë filloi zbatimin në muajin shkurt të këtij viti, kur nga 6 Gjykata të Apeleve që ushtronin funksionin në të gjithë vendin, u vendos reduktimi në një Apel të Juridiksionit të Përgjithshëm me seli në Tiranë.

Më herët pushuan së funksionuari gjykatat e Apelit në Shkodër, Vlorë, Durrës Korçë dhe Gjirokastër duke bërë që të gjitha dosjet të transferohen në Tiranë. Faza e tretë do të hyjë në fuqi më 1 korrik të këtij viti kur parashikohet reduktimi gjykatave administrative në dy të tilla, një në Tiranë dhe një në Lushnjë.

Në çdo prokurori dhe gjykatë të mbyllur do të mbahen hapur sportelet për të depozituar paditë që sidoqoftë më pas delegohen për gjykim dhe hetim në qytetet e mësipërme.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!