Mbyllen 83 përqind e programeve të USAID, Rubio: Nuk i shërbenin interesave kombëtare të SHBA

schedule12:35 - 10 Mars, 2025

schedule 12:35 - 10 Mars, 2025

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio njofton se SHBA ka anuluar zyrtarisht 83 përqind të programeve në Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Sipas tij, programet që janë mbetur do të administrohen nga Departamenti i Shtetit.

“Pas një shqyrtimi 6-javor, ne po anulojmë zyrtarisht 83% të programeve në USAID. 5200 kontratat që tani janë anuluar shpenzuan dhjetra miliarda dollarë në mënyra që nuk shërbyen (dhe në disa raste edhe dëmtonin) interesat kyçe kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Në konsultim me Kongresin, ne kemi për qëllim që 18% e mbetur të programeve që po mbajmë (afro 1000) të administrohen tani më efektivisht nën Departamentin e Shtetit. Faleminderit DOGE dhe stafit tonë të palodhur që punoi shumë orë për të arritur këtë reformë të vonuar dhe historike.”, shkroi Rubio në X.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!