Mbyllen 29 zyra këmbimi valuator/ BSH: Iu hoq licensa në 2022 pasi nuk zbatonin ligjin

schedule15:30 - 15 Prill, 2023

schedule 15:30 - 15 Prill, 2023

29 zyra të këmbimit valuator janë mbyllur gjatë vitit 2022. Në raportin vjetor të Bankës së Shqipërisë theksohet se këto subjekte janë inspektuar dhe ka rezultuar se kanë bërë një sërë shkeljesh. Në këtë mënyrë ëshët vendosur që ti hiqet licensa.

Shkelje janë vërejtur në mosrespektimin e procedurave identifikuese të klientëve dhe të identitetit të tyre, në ruajtjen e dokumentacionit të veprimeve valutore;njohuri jo të mjaftueshme dhe moszbatimi i detyrimeve ligjor.

Por ndër të tjera vitin e kaluar u licencuan edhe 56 subjekte të reja që ofrojnë këmbimin valutor duke arritur në total në 583të tilla.

Kjo ëshët shifra më e lartë e agjensive të këmbimit valuator e regjistruar gjatë viteve të fundit. Rezultojnë se në vend operojnë rreth 80 agjensi të këmbimit valutor më shumë në 4 vitet e fundit.Përtej shkëmbmit të parave këto zyra ofrojnë edhe pagesa për fatura të ndryshme për qytetarët.

Ndërkohë sektori bankar vazhdoi të mbizotërohet nga prania e filialeve të grupeve të huaja bankare, me origjinë të kapitalit nga BE-ja, ndërkohë që numri i bankave që operojnë në vend u reduktua me 1, krahasuar me një vit më parë. Në fund të vitit 2022, në vend operonin 11 banka që e ushtronin veprimtarinë e tyre nëpërmjet 401 degëve apo agjencive bankare./abcnews.al