“Mbylle kullën”, zbardhen bisedat mes tre kontrollorëve të arrestuar: Ato letra i djeg

schedule12:30 - 8 Prill, 2021

schedule 12:30 - 8 Prill, 2021

Janë zbardhur bisedat e tre kontrollorëve ajror të “AlbControl” të cilët u arrestuan për “shpërdorim detyre” pasi bojkotuan punën duke bërë që në aeroportin e Rinasit të mos ketë asnjë fluturim prej dy ditësh.

Fillimisht në Drejtorinë e Policisë së Tiranës u shoqëruan 28 kontrollorë, ndërsa pas marrjes në pyetje, janë arrestuar vetëm tre prej tyre Armando Fezga, kreu i sindikatës, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini, i cili ishte i pari i shoqëruar nga kontrollorët.

Nga dosja e Prokurorisë së Tiranës, thuhet se në bisedat e kryera nga tre të arrestuarit, rezulton se Muhin Mezini, me detyrë mbikëqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror ka ushtruar ndikim mbi kontrollorët  për plotësimin e formularëve të paaftësisë në punë.  Ndërkohë thuhet  se Mezini ka bashkëpunuar me Flora Ndrecën dhe Armando Fezgën, të tre të arrestuar, për plotësimin e formularëve të paaftësisë.

Armando Fezga, është konstatuar se ky shtetas ka komunikuar nëpërmjet aplikacionit What App me shtetasin Eldi Dervishi te cilit ne datë 06.04.2021, ora 11:34 i shkruan:

“Nokut ja ka plotësuar Lola gjërat dhe po pret turnin e dytë që ta nisi, turni i pare ACC e kanë gati, Hë në fund do e nisin”.

Më pas, në komunikimin ne grup të datës 06.04.2021, ora 04:25 kontakti i regjistruar me emrin “Hajredini” i shkruan shtetasit Almando:

“Po unë them duhet të bëni dhe tokai, jo vetëm atë”, ndërsa kontakti Klesti shkruan:

“Mbylle kullën”.

Shtetësi Hajredin i përgjigjet:

“Nuk pi ujë, guxim kam po jo deri këtu, se ato letra i djeg maxi, me çakmak mbrapa ndërmarrjes”.

Nga përmbajtja e bisedave të zhvilluara mes tyre nga shtetasi Armando Fezga me persona të ndryshëm rezulton që ky shtetas ne date 07.04.2021 ka rezervuar gjithsej 25 dhoma dyshe për stafin e kontrolloreve të “Albcontrol” sh.a në Hotel …

Gjithashtu, nga deklarimet provohet se shtetasit Flora Ndreca Armando Fezga dhe Muhin Mezini në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë ndikuar tek vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë së përkohëshme për pune, me qëllim shmangien nga detyrimi ligjore, për të ushtruar detyrën e tyre funksionale në insitucionin e rëndësisë së veçantë.

Kryerja e këtyre veprimeve në datat 06.04.2021 dhe 07.04.2021 kanë sjellë pasoja duke nxjerrë jashtë funksionit kullën dhe aeroportin “Nënë Tereza”, Tiranë, duke mos bërë të mundur uljen dhe ngritjen e avionëve.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, si këqyrja e aparatit celular në posedim të shtetases Flora Ndreca, është konstatuar se kjo shtetase ka komunikuar nëpërmjet aplikalicionit “What’s App” me shtetasin Gersi Spaho posedues i numrit telefonik celular “069****”, të cilit në datë 06.04.2021, ora 21:12 i shkruan se:

“Mua dhe Lolën na pushuan, se kemi dhënë dorëheqje të gjithë, por shyqyr që u kujtuan të bëhen bashkë, e prekën fundin ?”

Në datë 06.04.2021, ora 10:50 shtetasi Muhin Mezini i ka dërguar shtetasit Olsi Petri nëpërmjet aplikacionit “What App” foto të formularit të paaftësisë së përkohshme të plotësuar në emër të tij, ndërsa ky fundit i është përgjigjur

“Në 12 jam aty”

Në datë 06.04.2021, ora 10:49, shtetasi Muhin Mezini i ka dërguar kontaktit të regjistruar me emrin Ezi, me numër celular “069*****” foto të formularit të paaftësisë së përkohshme të plotësuar në emër të tij, ndërsa bashkëbiseduesi Ezi i përgjigjet:

“E mira është të shkruash me shkurt”.

Nga përmbajtja e bisedës së zhvilluar mes tyre në vijim, del se shtetasi Muhin Mezini e orienton shtetasin Ezi për mënyrën e përpilimit të formularit te paaftësisë së përkohshme të plotësuar në emër të tij.

E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!