“Mbylle gojën”, portieri i Feyenoord përplaset me Dick Advocaat (VIDEO)

schedule12:36 - 21 Shtator, 2021

schedule 12:36 - 21 Shtator, 2021

Dick Advocaat ka bërë një karrierë mjaft të pasur, edhe si lojtar, edhe si trajner.

Advocaat ishte trajner i kombëtares së Serbisë në kohen kur ndodhi ngjarja e 14 tetorit 2014, me dronin në Beograd. Por, ai vazhdoi karrierën edhe me klube, ku ndër shumë skuadra drejtoi edhe Feyenoordin.

Gjatë kohës sa ishte te Feyenoord, sipas disa pamjeve të publikuara nga një dokumentar që po përgatitet për këtë skuadër, shihet se ai ka pasur përplasje me një nga ish-lojtarët e tij.

Portieri Nick Marsman ishte i pakënaqur me skuadrën e tij dhe në dhomat e zhveshjes po bërtiste me të madhe: “Sa të këqij jemi?”.

Në pamje shihet momenti kur Advocaat futet aty dhe i thotë “Hej, hej, heej”, dhe portieri i kthej “Hej çfarë!”.

“Mbylle gojen”, ia kthen trajneri portierit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!