Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan Markle kanë publikuar një imazh të ri të vajzës Lilibet pasi festoi ditëlindjen e saj të parë të shtunën. Vogëlushja e shënoi përvjetorin e parë të lindjes në Frogmore Cottage pasi udhëtoi në Britani me prindërit dhe Archie për Jubileun Platinum.
Familja e ngushtë dhe miqtë u ftuan për të festuar këtë rast në rezidencën Windsor. Kjo është fotografia e dytë zyrtare e Lilibet pasi Duka dhe Dukesha e Sussex publikuan një kartolinë për Krishtlindje më 23 dhjetor. Vogëlushja mori këtë emër në ndër të Mbretëreshës Elizabeth II.

Thuhet se Mbretëresha u takua me stërmbesën e saj Lilibet për herë të parë të enjten, ndërsa ata ishin në Londër për festimet e jubileut të monarkes.

/abcnews.al

