Mbushet kupa, Reali paguan “ta heqë qafe” Gareth Bale

schedule17:56 - 9 Shtator, 2020

schedule 17:56 - 9 Shtator, 2020

Gareth Bale realisht është kthyer në një çështje te Real Madrid. Sulmuesi anësor, i cili është blerë për rreth 100 milion euro nga Tottenham, është kthyer në Spanjë dhe menjëherë ka njoftuar klubin se është dëmtuar në ndeshjet e kombëtares së Uellsit.

LEXO EDHE: As titulli nuk e gëzon, festimi i Gareth Bale bëhet “hit” në internet (VIDEO)

Bale ka një dëmtim në gju dhe klubi madrilen po mendon që ta largojë që tani. Problem është paga e lartë që sulmuesi anësor ka. Asnjë klub nuk është i gatshëm t’ia paguajë, ndërkohë që vetë Bale ka deklaruar se nuk lëviz dhe se do t’i marrë qindarkë për qindarkë çfarë ka të përfshirë në marrëveshje.

Për Real Madrid kjo nuk është një situatë e lehtë, sidomos kur kujtojnë se i kanë refuzuar rreth 100 milion euro për ta shitur në Angli. Tashmë jo vetëm që nuk mund të marrin asnjë qindarkë, por Telegraph raporton se klubi spanjoll është gati të paguajë edhe gjysmën e pagës së Bale vetëm e vetëm që të largohet nga ekipi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!