Mbushet Infektivi, përkeqësohet gjendja e pacientëve me Covid, 4 të intubuar

schedule10:41 - 8 Korrik, 2020

schedule 10:41 - 8 Korrik, 2020

Në vendin tonë ditët e fundit numri i lartë i rasteve të reja me koronavirus ka shkaktuar përkeqësim të situatës në spitalin Infektiv.

Nga Instituti i Shëndetit Publik, Genta Qirjako ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, ku ka rëndim të gjendjes shëndetësore të pacientëve në terapi intensive dhe është rritur numri i pacientëve të intubuar.

Aktualisht janë të shtruar 83 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.

LEXO EDHE: 68 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë

Ndërkohë këtë të mërkurë dy persona kanë humbur jetën dhe janë konfirmuar pozitivë 68 raste pozitive, duke e çuar në 1 232 numrin e përgjithshëm të personave aktivë me koronavirus në vend. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!