Rodrigo De Paul është një nga objektivat e Atletico Madrid në merkato. Trajneri Diego Simeone e pëlqen shumë kapitenin e Udineses dhe e cilëson argjentinasin si një përforcim me vlera në mesfushë.
Klubi italian kërkon 40 milion euro për të lënë të lirë 27-vjeçarin. Kampionët e Spanjës ndodhet në “pole” për shërbimet e tij, duke parakaluar skuadrat e njohura italiane, si Milani dhe Interi.
181 milion euro janë shtuar në kapitalin e “Colchoneros” në lidhje me merkaton sipas Marca, kështu që drejtuesit e Atleticos kanë nisur nga puna për të blerë përfundimisht De Paul. /abcnews.al