Gjashtë persona janë arrestuar, dy janë vënë nën hetim ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga policia pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kultivuar lëndë narkotike në zonën e Fushë Krujës.
Policia bën me dije se në pranga janë vënë Xh. B., banues në Shalqet; E. B., banues në Shalqet; Y. H., banues në Halil; Xh. N., banues në Thumanë; B. N., banues në Thumanë dhe V. l., banues në Larushk. Aktualisht po hetohen në gjendje të lirë shtetasit A. N., banues në Thumanë, për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe G. L., banues në Larushk ndërsa po punohet për kapjen e A. B.
Gjatë kontrolleve, blutë kanë konstatuar se në tokat në pronësi të personave të përfshirë në këtë aktivitet, ishin mbjellë kubikë dhe fidanë me kanabis. Në lidhje me këtë çështje tashmë materialet hetimore pritet t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.
“Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Arrestohen në flagrancë për tentativë për kultivim të bimëve narkotike, 6 shtetas, procedohen penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e terrorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të pandërprerë të territorit, kanë arrestuar në flagrancë 6 shtetas, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.
Janë vënë në pranga shtetasit Xh. B., banues në Shalqet; E. B., banues në Shalqet; Y. H., banues në Halil; Xh. N., banues në Thumanë; B. N., banues në Thumanë dhe V. l., banues në Larushk.
Njëkohësisht ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. N., banues në Thumanë, për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe G. L., banues në Larushk, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi A. B., dhe po punohet për kapjen e tij.
Gjatë kontrollit të territorit, në Njësinë Administrative Thumanë, në fshatrat Shalqet dhe Larushk, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në tokat në pronësi të këtyre shtetasve, kubikë dhe fidanë të dyshuar cananbis satitva. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprime të mëtejshme“, njofton policia. /mv.abcnews.al