“Mbroni jetën tuaj dhe të të tjerëve”, Xhensila dhe mikesha e ngushtë japin mesazhin e rëndësishëm

schedule22:14 - 30 Qershor, 2021

schedule 22:14 - 30 Qershor, 2021

Një moment emocionues ishin dhe rrëfimet që Xhensila Myrtezaj dhe Esmeralda Petrela bënë në rubrikën “Cili je ti more burrë”. Ndryshe nga çdo herë tjetër, astrologia dhe Xhensila vendosën të përcjellin disa fjalë të fuqishme pas ngjarjeve të rënda që tronditën vendin siç ishte aksidenti tragjik që shoi familjen Gushi dhe katër viktimat e Velipojës.

Nëse ka një moment ku nuk duhet harruar brishtësia e vetes, është kur kemi pushtetin që të bëjmë diçka për ta çuar dëm jetën tonë dhe të tjerëve. Kur jemi duke i dhënë makinës kemi një pushtet të jashtëzakonshëm jo vetëm mbi mjetin por dhe mbi jetën tonë, fuqi mbi jetën e njerëzve përreth.

Nuk duhet nënvlerësuar forca që ke blerë vetë me paranë tënde, dhe forca për të qenë i përgjegjshëm sepse nëse e bën këtë mund të të kthehet mbrapsht në një formë ose në një tjetër prandaj nuk duhet të harrojmë dhe brishtësinë dhe pushtetin që kemi mbi jetën tonë dhe të tjerëve.“, tha Esmeralda.

Dhe këngëtarja zgjodhi disa fjalë të forta për të rinjtë që të tregohen të përgjegjshëm. “Kemi një detyrë shumë të rëndësishme të jemi të përgjegjshëm për jetën tonë dhe të tjerëve. Ta duam të mirën dhe të të tjerëve siç duam të mirën tonë.

Kjo vlen të ata djem të rinj që siç i duan nënat e tyre, dhe nënat e të tjerëve i duan fëmijët e tyre po njëlloj. Jo vetëm djemtë pro dhe femrat të jenë të përgjegjshme dhe të mbrojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve në mënyrë absolute.”, përfundoi Xhensila. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!