Teuta luan ndeshjen e parë të aventurës evropiane ditën e sotme, ku sfidon Sheriff Tiraspol për raundin e parë eliminator të Champions League në stadiumin “Niko Dovana”.
Para pak çastesh UEFA ka zbardhur vendimin e trajnerit Edi Martini për formacionin. Ka risi, por mund të themi me plot gojën se është një formacion (4-2-3-1) mjaft i kompletuar.
Jackson, Kallaku dhe Seferi përbëjnë lojtarët, që janë risi në formacion. Në mbrojte të palëvizshëm janë Arapi dhe Hoxha, ndërsa para difensivës do qëndrojë dyshja Emiliano Vila-Aleksi.
Ofensiva është e frikshme, plot talent e teknikë. Lorenco Vila, i rikthyeri Sherif Kallaku dhe goleadori i kampionatit Dejvi Bregu, mbështesin Taulant Seferin në majën e sulmit. Rivali moldav vjen me rreshtimin 3-5-2./abcnews.al