Numërimi mbrapsht ka nisur. Kombëtarja e Shqipërisë afrohet me rikthimin në fushë për ndeshjet e para të vitit 2025 dhe ato të debutimit në eliminatoret e Botërorit kundër Anglisë dhe Andorrës, në program në 21 dhe 24 mars.
Por sa më shumë që kalojnë ditët, aq më shumë shtohet dhimbja e kokës për trajnerin Silvinjo, I cili bashkë me stafin e tij duhet të zgjedhë futbollistët që do të ketë në dispozicion për këto dy sfida.
Lajmet që vijnë nga mbrojtja nuk janë aspak të mira, pas dëmtimeve të Elseid Hysaj, Berat Gjimshitit dhe Ardian Ismajli.
I pari nuk do të jetë gati, sipas asaj që raportojnë mediat italiane.
“Corriere Dello Sport” thotë se Hysaj vijon rikuperimin dhe në parashikimet e stafit mjekësor të Lacios do të mund të jetë gati vetëm në javën e fundit të marsit, pra pas pauzës së kombëtareve.
Më shpresdhënëse është situata me dy mbrojtësit e tjerë.
Berat Gjimshiti doli duke çaluar nga ndeshja e me Atalantën në funjavë, por dëmtimi i tij nuk është serioz. Gjithsesi, për formën e tij do të mësohet më shumë javën e ardhshme.
I njëjti diskutim për Ismajlin, që prej dy javësh qëndron jashtë sfidave të Empolit në Serie A. Sa i pritet të kthehet në ndeshjen e ardhshme, por edhe forma e tij mbetet për t’u parë.
Situata nuk është rozë as në sulm.
Shpresat e Brojës janë zeruar, ndërsa Uzuni ende nuk ka zbritur në fushë që nga dhjetori i vitit 2024, kur luajti ndeshjen e fundit me Granada, përpara se të transferohej në SHBA.
Të gjitha këto e detyrojnë Silvinjon të gjejë zgjidhje të tjera, ndërsa siç pritet, risitë nuk do të mungojnë në listën e skuadrës kuqezi për dy sfidat e para në kualifikuset e Botërorit 2026./abcnews.al