Mbrojtja nga zjarret, në bashkitë e Elbasanit nuk ka mjete

schedule14:58 - 19 Qershor, 2018

schedule 14:58 - 19 Qershor, 2018

Prefekti i qarkut Elbasan Maksim Malaj mblodhi në një takim kryetarët e 7 bashkive dhe specialistët e fushës për tu komunikuar planin për tu mbrojtur nga zjarret . Sipas Malajt dëmet e shkaktuar prej zjarrit një vit më parë në qarkun e Elbasanit ishin të mëdha Por kryetari i bashkisë Cërrik Atin Toska  deklaroi se ka personel zjarrfikës, por nuk ka mjete.  Toska kërkoi nga Ministria e Brendshme të kalojë fondin për mjetet e zjarfikëses,  pasi nuk mund të pritet vetëm ndërhyrje nga Elbasani.  Kurse në bashkinë e Gramshit problem konsiderohet terreni kodrinor dhe vështirësia e hyrjes së mjeteve zjarrfikëse. Mungesa me mjetet e zjarrfikëses ka edhe në Bashkinë e Belshit. /abcnews.al