“Mbrojtja jonë e Serie A, ulëm stekën me Panuccin”

schedule22:37 - 10 Tetor, 2019

schedule 22:37 - 10 Tetor, 2019

Ervin Salianji, politikan i njohur në vend, është një nga të ftuarit në emisionin “Pressing” në ABC News. Ai flet për ndeshjen e Shqipërisë me Turqinë, ndërkohë që nuk mungojnë edhe batutat e ndryshme, apo thimbimet për ish-trajnerin Christian Panucci.

“U ul steka me Panuccin, duke e trajtuar Shqipërinë si një vend që nuk merr vesh nga futbolli dhe që nuk ka lojtarë me nivel. Nuk duhet ulur steka. Kemi mbrojtjen të gjithën nga Serie A. Në këtë kuptim mendoj se nuk dihet të jemi aspak të frikësuar dhe ta shohim veten me inferioritet.

Ata kanë Calhanoglu të mirë, por edhe ai nuk po luan te Milani. Kanë edhe Elmaz. Është e rëndësishme t’i njohësh të gjitha aspektet, edhe sportin. Kampionati turk është më i fortë, por nuk kanë ndonjë lojtar kushedi”.

“Nëse nuk do ikte në ndeshjen me Turqinë, s’do shkoja më në stadium. Me prepotencën e tij u bë i padurueshëm.  Na shikonte si vend i botës së tretë. Kishte vetëm dënime, nuk e bëri ekipin fitues”, tha Salianji. /abcnews.al

Ervin Salianji, në emisionin Pressing në ABC News

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!