Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Mbrojtja e Thaçit në Hagë/ “Askush s’e rishkruan historinë e Kosovës”, Maliqi: Prokuroria ka bërë padrejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

schedule17:29 - 11 Shkurt, 2026

schedule 17:29 - 11 Shkurt, 2026

Afërdita Maliqi analiste deklaroi se Prokuroria ka bërë padrejtësi ndaj ish-krerëve të UCK.

Gjatë një interviste në emisionin “Balkan Update” në ABC News, analistja Maliqi u shpreh se kërkesa e Prokurorisë për 45 vite burg për secilin nga ish-krerët e UÇK, ka qenë shokuese për të gjithë, dhe se në Kosovë është pritur shumë keq.

Më tej theksoi se Prokuroria është treguar ‘kryekëput politike’.



“Ishte shokuese për secilin nga ne. Dita kur u njoftua ishte si një ditë zie sepse është pritur shumë keq. Ata kanë luftuar për çlirimin e vendit dhe nuk ka asnjë dyshim për këtë. Për këto 5 vite Prokuroria ka bërë vazhdimisht padrejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK dhe në fund kulmoi edhe me atë kërkesë dhe një aktakuzë për të cilën as nuk lidhen me afatet kohore. Kemi pasur një Prokurori që kryekëput është politike dhe po funksionon sipas interesave të Serbisë dhe të Rusisë. Nga ana tjetër kemi parë edhe avokatët e Mbrojtjes dhe pothuajse kanë çmontuar Prokurorinë, dhe atë aktakuzë… Kanë folur me fakte. ‘Kur prokuroria tha se Hashim Thaçi ka rritur të mashtrojë organizma ndërkombëtare, kjo ishte domethënë komplet e papranueshme. Lufta e UÇK ka qenë e drejtë dhe pastër dhe askush nuk e rishkruan historinë e Kosovës”, tha mes të tjerash ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!